POLITIKA EDITORIALE E REVISTES LEGAL AKADEMIK

1. Revista Akademike Legal (RAL) është revistë periodike që do të botohet një herë në gjashtë muaj.

2. Në revistë mund të publikohen të gjitha punimet, shqyrtimet e vendimeve, përmbledhje librash dhe përkthime që kanë të bëjnë kryesisht me fushën e jurisprudencës dhe fushave që kanë lidhje të ngushtë me të siç janë; ekonomi, menaxhim biznes, financë etj.

3. Shkrimet që do të dërgohen për botim në revistë nuk duhet të jenë publikuar më parë apo të jenë dërguar për publikim në ndonjë organ tjetër shtypi.

4. Shkrimet duhet të jenë përgatitur në Microsoft Word (Microsoft Office 98 ose versione më të reja) dhe të ruajtura në formatin (si dosje doc ose docx).
Përmasat e faqes do te jene: A4
Pjesa bosh sipër : 2.5 cm, Poshte: 2.5 cm, Majtas: 2cm, djathtas: 2 cm.
Teksti: Times New Roman, 12 punto, largësia ndërmjet rreshtave 1.5, I drejtuar ne te dy anët (justify).
Dipnotat : Poshtë faqes: Times New Roman, 10 punto, largësia ndërmjet rreshtave 1, I drejtuar ne te dy anët (justify)

5. Të gjithë shkrimet duhet ti dërgohen editorit nëpërmjet një CD-je ose me postë elektronike në format Microsoft Word.

6. Së bashku me shkrimin editorit do ti dërgohen edhe të dhënat ne lidhje me personin apo personat që kanë përgatitur shkrimin; emër mbiemri, detyra, institucioni ku punon, adresa, numri i telefonit dhe adresa elektronike.

7. Shkrimet që do të dërgohen në Revistë duhet të jenë me titull në Shqip dhe në Anglisht, si dhe të kenë një përmbledhje që gjithashtu do të jetë në gjuhët Shqip dhe Anglisht.

8. Në shkrimet që do të dërgohen në revistë duhet të gjenden “fjalët kyce” (Keyword) në Shqip dhe Anglisht që përkufizojnë temën e shkrimit.

9. Referencat e përdorura në lidhje me shkrimin e dërguar në revistë do të jenë të renditura në fund të shkrimit nën titullin Referenca, sipas rendit alfabetik dhe në faqen ku janë përdorur do të përmenden ose në tekst ose si dipnot.

10. Shkrimet e dërguara në revistë do të konsiderohen si shkrime të cilave u është kryer korrigjimi përfundimtar dhe që janë të gatshme për shtyp.

11. Shkrimet të cilat do ti nënshtrohen vlerësimit paraprak nga Bordi Drejtues, do ti dërgohen në mënyrë anonime gjyqtarit dhe në kuadër të raportit që do të vijë nga gjyqtari do të vendoset nëse shkrimi do të botohet pasi të jenë bërë korrigjimet e nevojshme bazuar në këtë raport, apo nëse shkrimi nuk do të botohet. Përgatitësi i shkrimit do të njoftohet në lidhje me këtë procedurë brenda një kohe sa më të shkurtër, kryesisht nëpërmjet postës elektronike.
Shkrimi i përfunduar apo i korrigjuar nga Bordi Drejtues do ti ridërgohet përsëri Gjyqtarit.

12. Revista do të punojë sipas prencipit që gjyqtari nuk do ta njohë përgatitësin e shkrimit. Do të tregohet kujdes që në shkrimet që do ti dërgohen gjyqtarit të sigurohet se nuk do të ketë të dhëna në lidhje me përgatitësin.

13. Revista pasi të jetë botuar do tu dërgohet pa pagesë si publikuesve të shkrimeve ashtu edhe gjyqtarëve që kanë bërë gjykimin e tyre.