KUSH JEMI NE

"Legal Publishing Albania" është një shtëpi botuese e cila ndjek nga afër publikimet në nivel akademike të fushës juridike nga avokate, gjyqtarë, prokurore dhe aplikante të tjerë të jurisprudencës si dhe ndjek nga afër dhe përcakton me profesionalizëm nevojat për publikime në ketë fushë duke ofruar zgjidhje të shpejta, të përditësuara, profesionale, modern dhe efikase.

Qëllimi i krijimit të "Legal Publishing Albania" është të kontribuojë në zhvillimin e jurisprudencës dhe akademisë juridike shqiptare dhe të jetë institucioni më i fuqishëm dhe më efikas në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në lidhje me publikimet shqiptare të kësaj fushe.

Një ndër objektivat e "Legal Publishing Albania" është që publikimet juridike dhe akademike shqiptare të vijnë në nivele të barabarta si në brendësi, në cilësi shtypi dhe sidomos në fushën e publikimit elektronik, me nivelet e publikimit të shteteve te Bashkimit Europian.

"Legal Publishing Albania" do të shihet si një platformë funksionale që bashkon juristët dhe akademikët shqiptarë në lidhje me publikimet që do të bëjnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (revista, libra dhe publikime elektronike-online) dhe për panelet, mbledhjet dhe simpoziumet që do të zhvillohen, gjithashtu të plotësojë nevojat e juristëve dhe akademikëve me materiale dhe informacione.

"Legal Publishing Albania" e vlerëson si nder veprimtarinë e saj për të ngritur dhe prezantuar në nivele universale Jurisprudencën Kombëtare Shqiptare.

Në këtë kuadër për të mundësuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të jurisprudencës kombëtare shqiptare do të mirëpresim çdo kontribut dhe mbështetje nga juristët dhe akademikët.